Globi

Covid-19/ Serbia vendos gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Serbia vendos gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd

Serbia ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd, si dhe ka rivendosur një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme nga qeveria në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik, në të kundërt do të ketë gjoba.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Bashkia e Qytetit të Beogradit tha të premten se gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë.

Një ditë më parë, Serbia ka raportuar 359 raste të reja me koronavirus – 80 për qind e të cilave kanë qenë në Beograd dhe në rrethinat e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH