Kryesore

Covid-19/ Eksperti britanik: Mund të kemi 50 mijë raste në ditë

               Publikuar në : 19:23 - 21/09/20 liberale

Parashikimie vërtet të frikshme vijnë nga një ekspert britanik, lidhur me ecurinë e koronavirusit.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance Mbretëria thotë, se Britania e Madhe mund të numerojë deri në 50 mijë raste të reja të koronavirusit në ditë nga mesi i tetorit.

Sipas BBC, ai ka paraljameruar se vendi rrezikon të përballet me nga 200 viktima në ditë më pas.

Kjo vjen ndërsa Kryeministri përgatitet të drejtojë një takim të komitetit mengjesin e neserm dhe nese do te kete masa te tjera shtese. Të hënën u raportuan 4,368 raste me koronavirus.

Duke folur në Downing Street përkrah këshilltarit kryesor mjekësor, Prof Chris Whitty, Patrick theksoi se shifrat e dhëna nuk ishin një parashikim, por shtoi: “Për momentin ne mendojmë që epidemia po dyfishohet afërsisht çdo shtatë ditë. Nëse kjo vazhdon pa pushim, do të përfundonim me 50,000 raste ne dite në mes të tetorit”– tha ai.

“Sfida, pra, është të sigurohemi që te eliminojne kete kohe te dyfishimit, kjo kërkon shpejtësi dhe kërkon veprim”- tha ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back