Globi

Chollet trondit Vuçiçin, thotë se ka të vërteta në shkrimin e "NYT" që e lidh presidentin serb me krimin

Shkruar nga Liberale
Chollet trondit Vuçiçin, thotë se ka të vërteta

Këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, foli të enjten në Washington para Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit amerikan, gjatë një seance dëgjimore kushtuar politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor. Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, dëshmoi gjithashtu në gjyq.

Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Bob Mendez, e pyeti Cholletin për artikullin e "New York Times" për Aleksandar Vuçiq, i cili pretendon lidhjen e presidentit serb krimin e organizuar.

“Po besojmë se është. S’mund të flas për gjëra specifike, po ka shumë korrupsion atje”, tha ai.

I pyetur nga senatori Mendez nëse kjo mund ta bëjë Vuçiçin partner të rëndësishëm për SHBA-në, Chollet tha se “ky është test ndoshta dhe po e mbajmë një sy hapur”, duke shtuar se korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është i përhapur dhe se kjo do ta pengojë rrugën drejt integrimit në BE”.

“Vuçiçin po e mbajmë përgjegjës dhe kolegët e tij për korrupsionin për sjelljet që po i bëjnë. Kemi vënë sanksione për shumë njerëz në krejt rajonin dhe e kemi bërë shumë të qartë se korrupsioni është kryesorja që e ndalon integrimin e rajonit në Evropë”, tha Chollet.

Revista javore e gazetës "New York Times", ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në dëshminë e tij përpara Komitetit për Punë të Jashtme ka folur për shqetësimet e senatorit Bob Mendez rreth Asociacionit.

Escbar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni është obligim ekzistues i Kosovës që e ka marrë në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.

“Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot me veriun dhe që ta fusim brenda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës”, ka thënë Escobar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH