Aktualitet

Çfarë tregoi rezistenca e muhaxhedinëve? Karamuço: Ja për çfarë dyshohet ende në atë kamp

Shkruar nga Liberale
Çfarë tregoi rezistenca e muhaxhedinëve? Karamuço: Ja

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço në një lidhje live me edicionin “Special Report”, ndër të tjera në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit në kampin e MEK tha se nisja e rezistencës nga anëtarët në momentin që u sekuestruan pajisjet, vërteton dyshimet e organeve tona të inteligjencës, partnerëve dhe për fat të keq edhe të Iranit, i cili kërcënoi që nëse nuk ndalohen do të ketë sulme me dronë.

Ai shtoi se marrëveshja e vitit 2014 ka dy kushte: Të mos bëhet veprimtari politike dhe të mos kryhen vepra penale, si ndaj njëri-tjetrit  edhe ndaj republikës islamike të Teheranit dhe kjo e fundit u prish.

“Ky detaj do të thotë që ne vërtetuam të gjithë dyshimet që kishin organet tona të inteligjencës dhe partnerët, përfshirë edhe organet e Iranit, që na kanë kërcënuar  që në rast ju nuk do të bllokoni pajisjet që i sulmojnë, ne do ta godasim kampin me dronë.

Ky kërcenim është mbajtur sekret për të mos ngritur panik. Ka qenë shumë e shqetësuar qeveria shqiptare, që kishte vetëm këtë agjendë.

Marrëveshje e 2014 ka dy kushte. Të mos bëhet veprimtari politike dhe të mos kryhen vepre penale, si ndaj njëri9-tjetrit si ndaj republikës islamike të Teheranit dhe kjo e dyta u prish” u shpreh Karamuço.

Pas operacionit të sotëm, Karamuço tha se do të ketë emra konkrete që do të arrestohen dhe po ashtu do të arrestohen edhe persona të tjerë që sot kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

Karamuço theksoi se sot  nuk është bërë kontroll në të gjitha godinat dhe se dyshohet edhe për armë, burgje, persona që fshihen dhe teknologji që regjistronin filmimet e policisë.

Në vazhdim do të ketë emra konkret që do të arrestohen. Do të arrestohen edhe të tjerë persona që kanë kundërshtuar me force duke plagosur efektivë.

Policia shqiptare për shkak të rezistencës nuk ia doli të kontrollonte të gjitha godinat ku dyshohet se mund të këtë edhe pajistë tjera, dyshohet edhe për armatim. Ka dyshime për dhoma sigurie, për burgje brenda këtij kampi, ka dyshime për persona që fshihen, ka dyshime për një teknologji që regjistron të gjithë filmimet e policisë” përfundoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH