Horoskop

Çfarë kërkon shenja Luan në një lidhje?

Shkruar nga Liberale
Çfarë kërkon shenja Luan në një lidhje?

Çfarë kërkon Luani në një lidhje?

Nuk ka rëndësi apo jo, Luani ka lindur për të shkëlqyer dhe për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Si një shenjë zjarri, Luani do që të ndërtojë një reputacion të pathyeshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe sigurisht, të jetë një lider i paharrueshëm.

Megjithëse është paksa egoist dhe kërkon gjithë kohën që të gjithë sytë të jenë tek ai, Luani e merr shumë seriozisht miqësinë dhe dashurinë.

Luani do të jetë me dikë që e kupton plotësisht dhe ta mbështesë në veprimet dhe zgjedhjet që bën. Luani meriton të ketë një fron, por do që edhe një person tjetër, me të njëjtin vizion dhe ambicie. E ke parasysh Cleopatrën me Antony, apo Michelle dhe Barack (Cleopatra dhe Barack, sigurisht Luanë)? Ja, këtë do edhe një Luan.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen Luani?

Luani do të argëtohet dhe të kalojë çdo ditë duke festuar dhe shijuar jetën! Pozitiviteti, vetëbesimi dhe vibe i duhur…kjo është mënyra për t’i fituar zemrën një Luani.

Luani s’e vret mendjen nëse partneri/ja ka pak ego, pasi gjithsesi e ka paksa qejf këtë sjellje. Por, arrogancën s’e kanë qejf kaq shumë. Gjithashtu, edhe njerëzit që nuk guxojnë ose që guxojnë më shumë se duhet. Pra, një balancë për Luanin.

Cilat shenja shkojnë më shumë me Luanin?

Kush është gati për një dasmë mbretërore? Shenjat si Dashi dhe Shigjetari dyfishojnë energjinë e Luanit dhe e bëjnë atë të shkëlqejë, pasi e vlerësojnë dinamizmin dhe faktin që Luani është një shenjë kaq karizmatike.

E çuditshme, por edhe shenjat e ajrit, Binjakët dhe Ujori shkojnë shumë mirë me Luanin, sepse siç e kemi thënë shpesh, të kundërtat tërhiqen.

Shenjat që nuk shkojnë shumë mirë me Luanin?

Ah, këta janë fatkeqët: Demi, Akrepi, Virgjëresha dhe Gaforrja nuk kanë marrëdhënien më të mirë me Luanin. Demi dhe Akrepi janë shumë seriozë për Luanin, ndërsa Virgjëresha dhe Gaforrja le të themi që s’përshtaten aq shumë, sepse Virgjëresha kërkon perfeksionin dhe planifikon pa fund, ndërsa Gaforrja ka shumë, po shumë drama dhe ndjesi që e lodhin dhe mërzisin Luanin.

Poll
SHQIPENGLISH