Showbiz

Çfarë ka ndodhur? Në këto foto Kim Kardashian nuk do ta njihni fare

Shkruar nga Liberale

Kim Kardashian i ka befasuar fansat e saj disa foto për “Interview Magazine”. Ajo shfaqet tërësisht bjonde, gati pa vetulla dhe duket mjaft e dobët.

“Mendoj se në vjeshtë do t’i errësoj sepse nuk dua të dëmtoj flokët. Por, mendoj se biondet argëtohen më shumë. Thjesht ndihem ndryshe”, ka thënë Kim për “Interview Magazine”.

Ndërsa ka treguar, se sa i përket mbajtjes së trupit të saj në formë, ajo kujdeset shumë për veten.

“Sinqerisht, kujdesem shumë për veten. Unë stërvitem dhe ha sa më shumë që të jetë e mundur me bazë bimore. Unë nuk jam perfekt, por është një mënyrë jetese. Ndihem shumë mirë në lëkurën time këto ditë”, ka thënë Kim Kardashian. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH