Aktualitet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Shkruar nga Liberale
Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve.

“Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Në këtë post ai zëvendësoi Delina Ibrahimajn, e cila u emërua Ministre e Ekonomisë dhe Financave.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH