Aktualitet

Bylykbashi: Reforma s'bëhet në një komision ku maxhoranca...

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Reforma s'bëhet në një komision ku maxhoranca...

Në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashki tha se ajo që duhet të kuptojë maxhoranca është se reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.

“Grupi i punës u mblodh për të vijuar diskutimet mbi qëndrimin për reformën zgjedhore. Qëndrimi ynë është i qartë reforma duhet të jetë e plotë.

Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë.

Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje por edhe vjedh vota”, tha Bylykbashi ndërsa e konsideroi një farsë mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend e cila u mbajt paralelisht me mbledhjen e PD-së.

Sipas tij reforma bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku maxhoranca sheh veten e vet sa e shëmtuar është.

"Reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme”, u shpreh Bylykbashi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH