Bota

TRONDITËSE/ Gjendet 7 persona të vdekur brenda një makine, në trup kanë të shkruar mesazhe

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Gjendet 7 persona të vdekur brenda një makine,

Një krim tronditës ka ndodhur në Meksikë, ku 7 persona janë gjetur të vdekur brenda një makine.

Sipas mediave t huaja, ngjarja ka ndodhur në zonë e Pueblas, teksa 5 prej viktimave u ishte prerë koka dhe një tjetër ishte copëtuar plotësisht. Ato u gjetën në një makinë të lënë në mes të trafikut në një rrugë kryesore.

Prokurorët thanë se të gjithë trupat mbanin mesazhe që supozohej se përshkruanin arsyet e vrasjes së secilit. Secili ishte akuzuar për kryerjen e një krimi të veçantë, nga marrja e drogës në rrugë, grabitja e kamionëve të mallrave e deri te zhvatja, thanë prokurorët.

“Në secilin prej trupave, ne gjetëm mesazhe të shkruara me dorë në letër, secila duke detajuar arsyen e vrasjes së tyre”, tha kryeprokurori Gilberto Higuera.

Higuera nuk përmendi nëse vdekjet mund të lidhen me kartelet e drogës. Ai tha se makina e vjedhur ishte lënë në mes të trafikut në autostradë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH