Një tragjedi ajrore është regjistruar në perëndim të Alaskës.
Një avion i vogël, gjatë udhëtimit drejt qytetit Nome u rrëzua. Si pasojë humbën jetën 10 personat që ndodheshin në bord.
Sipas Rojes Bregdetare të SHBA, ekipet e shpëtimit lokalizuan mbetjet e avionit gjatë kërkimeve me helikopter. Avioni me 9 pasagjerë dhe një pilot, ishte nisur nga qyteti Unalakleet të enjten pasdite, por humbi kontaktin më pak se një orë më vonë.
Moti në zonë ishte i vështirë, me reshje të lehta dëbore, mjegull dhe temperatura deri në -8.3°C, sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.