
Numri i viktimave në Koçan mbetet 59 ndërsa ka shkuar në pesë numri i të vdekurve në Shtip, duke përfshirë edhe drejtorin e Qendrës Kulturore të Shtipit, Filip Stevanovski, në kataklizmën e zjarrit të mbrëmshëm në diskotekën Pulse të Koçanit.
Sipas informacioneve, personi i fundit i identifikuar i vdekur ishte i punësuar në një shkollë fillore në Shtip.
Paraprakisht ishte konfirmuar vdekja e katër personave, mes të cilëve edhe drejtori i Qendrës së Kulturës në Shtip. Filip Stevanovski ka diplomuar në xhaz dhe është drejtor i Festivalit të Këngës për Fëmijë të Shtipit “Veselo Šturče”.