Maqedoni

TMERR/ Zbulohet rasti i RËNDË i incestit! Babai prej një viti abuzonte s*ksualisht me të bijën 14-vjeçare

Shkruar nga Liberale

TMERR/ Zbulohet rasti i RËNDË i incestit! Babai prej një viti

Një rast i rëndë incesti është zbuluar në Maqedoninë e Veriut, teksa një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Në “Shqipëria Live”, gazetari Nevrij Ademi raportoi nga Shkupi se abuzimi ka nisur që prej qershorit të vitit 2023, deri në gusht të këtij viti.

“Është një rast i rëndë incesti. Një 59-vjeçar nga Shkupi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur 14-vjeçare prej qershorit të vitit 2023 deri në gusht të këtij viti. Vajza është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa dyshohet se edhe familjarë të tjerë janë të përfshirë në këtë ngjarje, pasi kanë qenë në dijeni të abuzimit.

Ky nuk është i vetmi rast. Janë shumë raste të rënda që ne po përballemi. Më herët kemi raportuar se një 60-vjeçar ka tentuar të abuzojë një djalë të mitur në parkun e shkollës. Sa i përket rastit të parë, pikëpyetje ka për nënë, teksa nuk dihet se ku ajo ndodhet apo nëse ka qenë ajo që e ka denoncuar ngjarjen. Nuk dihet nëse babai ka jetuar vetëm me vajzën. Nuk ka asnjë detaj mbi jetën e familjes. Babai është arrestuar menjëherë sapo u provua abuzimi.”- tha gazetari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH