Maqedoni

Ngjarje TRAGJIKE në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden pa shenja jete në banesë! Babai dhe djali dërgohen në spital në gjendje kritike  

Shkruar nga Liberale
Ngjarje TRAGJIKE në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden pa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Në fshatin Sllatinë janë gjetur dy trupa të pajetë

Sipas informacioneve, trupat e viktimave janë nënë e bijë, ndërsa mësohet se kryefamiljari së bashku me djalin e mitur janë në Spitalin e Tetovës në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku u ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupat e pajetë do t’u nënshtrohen ekspertizës.

Njoftimi zyrtar mbi ngjarjen e rëndë:

"Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

"Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë  të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH