Ngushëllime për familjen e koleges së ndjerë Azdrena Lleshi
E nderuara familje e Azdrenës,
Kryetari i Bashkisë së Strugës, Ramis Merko, në emrin e tij personal dhe në emrin e tërë administratës komunale të Komunës së Strugës, me zemër të thyer shpreh ngushëllimet më të sinqerta te familja e koleges tonë tashmë të ndjerë Azdrena Lleshi.
Me pikëllimin më të thellë e pranuam këtë lajmë të kobshëm.
Azdrena Lleshi gjithmonë ka qenë punonjëse e zellshme, plot respekt për këdo që trokiste te dyert e zyrave të komunës. Ishte vajzë të cilës kurrë nuk i mungonte buzëqeshja plot optimizëm, dhe ashtu do ta mbajmë mend përgjithmonë.
Në këto çaste jemi me dhimbjen e familjes së saj, dëshirojmë shumë durim sabër, e Zotit të Madhërishëm i lutemi të të dhurojë një vend në parajsë! Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!