Maqedoni

Incidenti me presidenten Vjosa Osmani, vjen REAGIMI i aeroportit të Shkupit: Vepruam në përputhje me ligjin!

Shkruar nga Liberale

Incidenti me presidenten Vjosa Osmani, vjen REAGIMI i aeroportit të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një incident dje në aeroportin e Shkupit, ku forcat e sigurisë kanë tentuar që t’i marrin telefonin.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Ndërkohë këshilltari për mediat i Presidentes, Bekim Kupina tha se veprimet e personelit të sigurisë dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident.

“Nuk është lejuar në asnjë mënyrë dorëzimi i telefonit personal. Sjellja e zyrtarit të aeroportit është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur kurrë në udhëtimet e presidentes,” deklaroi ai.

Sot ka reaguar aeroporti i Shkupit për këtë incident, duke thënë se veprimet e forcave të sigurisë kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi, pasi sias tyre kanë detyrim të ushtrojnë kontroll për të gjithë pasagjerët.

Mes të tjerash në reagim theksohet se edhe pasagjerët që udhëtojnë në pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

“Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP. Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti. Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e rreme se është cenuar siguria e udhëtarëve”, thuhet në reagimin e aeroportit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH