
Zjarri i rënë në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut la Pas dhjetëra viktima E disa të lënduar.
Mediat fqinje raportojnë se shkak i zjarrit mund të jenë bërë mjetet piroteknike.
Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private.
Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.