Kosova

Në pranga komandanti i Policisë Kufitare të Prizrenit, 5 vite më parë u shpall "Nderi i Qarkut" në Kukës

Shkruar nga Liberale

Në pranga komandanti i Policisë Kufitare të Prizrenit, 5 vite

Komandanti i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, Kolonel Nexhmi Krasniqi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të Inspektoriatit Policor të Kosovës. Pesë vite më parë, ai është nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” të Kukësit.

IKP-ja njoftoi se nga aksioni ishin arrestuar katër persona, në mesin e tyre edhe koloneli, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të “detyrimit dhe shmangies nga tatimi”.

Gjithashtu, sipas procedurës administrative, është rekomanduar edhe pezullimi i kolonelit nga detyra. Edhe në Janar 2025, koloneli Nexhmi Krasniqi është pezulluar nga detyra pasi kishte marrë pjesë në një tubim partiak. 

Në vitin 2020, Komandantit të Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqit i është ndarë titulli “Nderi i Qarkut” i qytetit të Kukësit.

“Për një menaxhim të shkëlqyer të marrëdhënieve ndërkufitare, duke kontribuar në eleminimin e procedurave burokratike, duke siguruar një komunikim dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve të Qarkut Kukës në të dy anët e kufirit shtetëror”, thuhej në motivacion.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës , ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH