Kosova

Kriza e konstituimit të Kuvendit: Pritet vendimi i Kushtetueses ndërsa afati përfundon më 8 gusht

Shkruar nga Liberale.al

Kriza e konstituimit të Kuvendit: Pritet vendimi i Kushtetueses ndërsa

Kanë mbetur vetëm katër ditë deri në përfundimin e masës së përkohshme të pezullimit ndaj Kuvendit të Kosovës, vendosur nga Gjykata Kushtetuese, dhe vendi mbetet në pritje të një vendimi të qartë që mund të përcaktojë rrugën e mëtejshme politike.

Gjykata më herët i dha Kuvendit 30 ditë për t’u konstituuar, por pas përpjekjeve të pasuksesshme, ajo vendosi një masë të përkohshme prej dy javësh, që përfundon këtë të premte, më 8 gusht.

Analistët thonë se vendimi i ardhshëm i Kushtetueses duhet të jetë i qartë dhe udhëzues. “A do të mund të dalim nga kjo krizë, kjo varet nga vullneti i partive politike,” deklaroi analisti Afrim Kasolli.

Problemi qëndron te mosmarrëveshjet mes partive rreth mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, me PDK-në dhe LDK-në që kontestojnë votimin e fshehtë. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar sqarime për pasojat ligjore të moskonstituimit brenda afatit kushtetues.

Skenarët që përfliten shkojnë nga shtyrja e afatit për konstituim deri te shpallja e zgjedhjeve të reja nëse konsiderohet se mandati i deputetëve ka skaduar për shkak të mosveprimit të tyre.

“Subjektet politike kanë marrë peng vullnetin e qytetarëve, jo për shkak të paqartësive në Kushtetutë, por për shkak të paaftësisë së tyre,” theksoi Kasolli.

Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende një datë për vendimin përfundimtar, por ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesat për konstituimin e Kuvendit.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën gjashtë muaj më parë, ndërsa seanca konstituive nisi më 15 prill. Deri më 26 korrik janë bërë plot 54 përpjekje pa sukses për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH