Kosova

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity Woman of the Year 2025`

Shkruar nga Liberale

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Historia ato e shkruan mbrëmjen e djeshme në Las Vegas, ku për herë të parë Kosova u nderua me dy çmime prestigjioze në një prej skenave më të rëndësishme globale në fushën e sigurisë kibernetike

Luanda Domi, eksperte e njohur ndërkombëtare e sigurisë kibernetike, u shpall fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the Year 2025” – në kategorin Supporter of the Year ndërsa Dredhza Braina, një talent i ri 24-vjeçar nga Prishtina, fitoi çmimin në “Breaking Barriers”. Ceremonia madhështore u zhvillua në kuadër të “Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025”, e cila këtë vit mblodhi në një sallë emrat më të spikatur të industrisë nga mbarë bota.

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Ky është viti i tetë që organizohet ky eveniment, por hera e parë që dy gra shqiptare nga Kosova marrin këtë nderim. Procesi përzgjedhës u zhvillua në disa faza: fillimisht, një juri e parë ndërkombëtare përzgjodhi listën e ngushtë të kandidateve nga aplikimet dhe nominimet e shumta të ardhura nga mbarë bota. Më pas, një juri e dytë, e përbërë nga profesionistë të tjerë ndërkombëtarë, përzgjodhi finalistet nga kjo listë e ngushtë. Në fazën përfundimtare, fitueset u vendosën përmes një procesi të hapur votimi publik, ku Domi dhe Braina morën mbështetje të gjerë edhe nga Kosova.

Luanda Domi, e cila ishte e pranishme në ceremoni, aktualisht mban postin e Menaxheres për Zhvillimin e Aftësive Kibernetike dhe Integrimin Gjinor në Global Forum on Cyber Expertise (GFCE) me seli në Holandë, ku udhëheq rrjetin global Women in Cyber Capacity Building Network. Ajo gjithashtu lehtëson dy grupe pune globale në fushën e Mbrojtjes së Infrastrukturës Kritike dhe Menaxhimit të Incidenteve si dhe Kulturës dhe Aftësive në Sigurinë Kibernetike. Përveç rolit të saj në GFCE, Domi shërben si Governor for Responsible AI for Kosovo pranë Global Council for Responsible AI me seli në SHBA. Karriera e saj përfshin mbi një dekadë përvoje në skenën ndërkombëtare, si dhe duke kontribuar në hartimin e strategjive kombëtare e rajonale të sigurisë kibernetike dhe në transformimin digjital të institucioneve publike.

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë, Domi u shpreh: “Ky çmim mund të mbajë emrin tim, por i përket çdo gruaje që i është thënë se nuk i takon një tryeze vendimmarrjeje apo një bordi drejtues. I përket çdo vajze nga një qytet i vogël apo një vend i shkatërruar nga lufta, që guxon të ëndërrojë për diçka më të madhe. I përket çdo aleati që hap dyer, që dëgjon, që krijon hapësirë. Sepse vetëm kur të gjithëve ju ipet mundësia në pjesëmarrje, siguria jonë kolektive bëhet më e fortë, më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Dredhza Braina, e cila sapo ka nisur karrierën e saj në këtë fushë, punon si Cyber Threat Researcher për kompaninë amerikane Permiso Security, duke operuar në distancë nga Prishtina. Fitorja e saj shënon një hap të madh për zhvillimin profesional dhe një shembull frymëzues për të rinjtë në Kosovë.

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Për Kosovën, këto dy fitore përfaqësojnë një dëshmi të qartë të potencialit, talentit dhe përkushtimit që ekspertët tanë ofrojnë në arenën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, duke vendosur vendin tonë në hartën globale të ekselencës digjitale.

HISTORI SUKSESI/ Dy gra shqiptare fituese të çmimit `Cybersecurity

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH