Globi

Vritet një polic në Serbi dhe plagoset një tjetër, autoritetet në kërkim të autorit shqiptar, i publikojnë dhe FOTON

Shkruar nga Liberale

Vritet një polic në Serbi dhe plagoset një tjetër,

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit.

Vritet një polic në Serbi dhe plagoset një tjetër,

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiç ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policer Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviç ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikoptërë./REL

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH