Globi

VIDEOT e frikshme/ Momenti kur lëkundjet e tërmetit godasin Kaliforninë

Shkruar nga Liberale

VIDEOT e frikshme/ Momenti kur lëkundjet e tërmetit godasin

Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore, ndërsa nga autoritetet u lëshua edhe një paralajmërim për cunami për miliona qytetarë amerikanë.

Paralajmërimi është lëshuar edhe për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës”, përpara se të godasin dallgët.

Tërmeti që goditi Kaliforninë ishte me magnitudë 7 ballë të shkallër Rihter, i cili shkaktoi panik tek njerëzit, ndërsa u pasua nga pasgoditje më të vogla.

Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni, qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Nuk u raportua për dëme të mëdha apo lëndime në njerëz. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH