Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Sisli të Stambollit, ku të paktën 12 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në një ndërtesë 16-katëshe, ndërsa 13 të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim në spital.
Sipas medieve në Turqi, zjarri, dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit.
Autoritetet thanë se zjarri shpërtheu në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin e parë të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan, teksa po rinovohej.
Pas shpërthimit në lokalin e natës ra zjarri, i cili u përhao me shpejtësi dhe klubi e ndërtesa u mbushën me tym. /Përgatiti Liberale.al
#SONDAKİKA | Can kaybı artıyor
— Halk TV (@halktvcomtr) April 2, 2024
????Şişli'de 16 katlı binada yangın: 7 ölü
????https://t.co/CmMMGIaTas pic.twitter.com/xtIctU9tUa