Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në në Tajlandë, ku gjashtë persona u gjetën të vdekur në një hotel luksoz, ndërsa policia po heton për helmim të mundshëm.
Trupat e tre grave dhe tre burrave u gjetën brenda një suite në katin e pestë të një hoteli në Bangkok nga një punonjës pasditen e së martës.
Sipas medieve të huaja, ata ishin vietnamezë dhe dy kishin nënshtetësi amerikane, tha kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin. Por sipas policisë, ngjarja nuk duket të jetë një grabitje dhe asnjë prej trupave nuk kishte shenja dhune. Policia tha se janë gjetur gjurmë pluhuri në gotat e tyre.
“Ushqimi ishte i paprekur, por të gjashtë gotat ishin përdorur. Ne do t’i kontrollojmë të gjitha. Nuk gjetëm asgjë tjetër përreth, madje edhe në dysheme, por gjetëm një lloj pluhuri në fund të një gote, “tha komisioneri i Byrosë së Policisë Metropolitane Thiti Saengsaëang.
Pas ekzaminimit të tyre, mjekët thanë se në gjakun e të gjashtë personave që vdiqën në një suitë hoteli luksoz në Bangkok është gjetur cianid. (një përbërje kimike që përmban një grup funksional C≡N . Ky grup, i njohur si grupi ciano, përbëhet nga një atom karboni i lidhur trefish me një atom azoti).