Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pette Hegseth ka këmbëngulur se shtyrja përpara e planit të paqes për Ukrainën nuk është tradhti.
Nga Brukseli, përpara takimit të minitrave të NATO-s, Hegseth tha se Donald Trump është i vetmi njëri në botë që mund t’i japë fund lufës dhe se qëllimi përfundimrat i tij është të ndalojë vrasjen e njerëzve nga kjo përballje tre vjeçare.
“Nuk ka tradhti këtu, këtu ka njohje se e gjithë bota dhe SHBAtë investohen dhe interesohen në paqe, në paqe të negociuar. Sic e ka thënë dhe presidenti Trump në ndalimin e vrasjeve”, tha Hegseth.
Takimi i ministrave të Natos në Bruksel vjen një ditë pasi presidenti amerikan zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin mbi këtë çështje.
Të dy thanë se kishin rënë dakord për të vijuar bisedimet për t’i dhënë fund luftës dhe një takim mes tyre në një të ardhme të afërt.
Trump bisedoi gjithashtu me Zelenskyn por nuk bëri të qartë nëse Ukraina do të jetë në një pozicion të barabartë në negociata.
Sekretari i mbrojtjes tha një ditë më parë, se Ukraina nuk mund të presë rikthimin në kufijtë e 10 viteve më parë apo anëtarësimin në NATO pas përfundimit të luftës. Gjë që ka nxitur shqetësim tek vendet europiane këmbëngulin se edhe ata nuk duhet të lihen jashtë bisedimeve.
“Pavarësisht se çfarë marrëveshje arrihet mes Rusisë dhe Ukrainës, është jetike që marrëveshja e paqes të jetë e qëndrueshme, që Putini ta kuptojë që ky është fundi, që ai të mos tentojë kurrë më ta kapë asnjë pjesë të Ukrainës”, tha Rutte.
Përveç Ukrainës, një tjetër temë e rëndësishme e takimit të ministrave këtë të enjte do të jetë rritja e shpenzimeve për mbrotjen për secilin vend anëtar të aleancës nga 2 deri në 5 përqind.