Mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve.
Sipas medieve të huaja policia e shpalli protestën të paligjshme dhe raportoi arrestimin e 19 demonstruesve.
Gjithashtu policia përdori topa uji për të shpërndarë dhjetëra demonstrues që tentuan të bllokonin rrugën.