Globi

Rusia gjobit Google me 2.5 trilionë dollarë, shenjë proteste për bllokimin e llogarive në YouTube

Shkruar nga Liberale

Rusia gjobit Google me 2.5 trilionë dollarë, shenjë proteste

Rusia ka vendosur të gjobisë Google me 2.5 trilionë dollarë, si një shenjë proteste për bllokimin e llogarive në YouTube.

Gjoba, e cila ka shumë zero, tejkalon PBB-në botërore, e cila vlerësohet në vetëm 110 trilion dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Google, që zotëron YouTube, ka një vlerë aktuale të tregut prej 2.16 trilion dollarë. Gjoba duhet të paguhet brenda nëntë muajve. Duke qenë se kompania me gjasë nuk pritet të gjejë menjëherë shumën e kërkuar, atëherë pas afatit do të nisë çdo ditë të dyfishohet.

Shuma është rritur sepse Google nuk ka rivendosur llogaritë e YouTube që u përkasin 17 kanaleve televizive ruse, sipas RBC News të Rusisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH