Globi

Putin kërcënon NATO-n me SULM bërthamor nëse dërgon trupa në Ukrainë: Pasojat do të jenë tragjike!

Shkruar nga Liberale

Putin kërcënon NATO-n me SULM bërthamor nëse dërgon

Presidenti rus Vladimir Putin, sot paralajmëroi NATO-n kundër dërgimit të trupave të saj për të ndihmuar Ukrainën, "me një kërcënim të qartë bërthamor."

"Ka pasur biseda për dërgimin e kontingjenteve të NATO-s në Ukrainë. Por ne kujtojmë fatin e atyre që dërguan kontigjente në të kaluarën. Tani pasojat për ndërhyrësit do të jenë shumë më tragjike," tha Putin në një fjalim në parlamentin rus.

"Ne gjithashtu kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. Kjo kërcënon me të vërtetë një konflikt me armë bërthamore dhe kështu shkatërrimin e qytetërimit," shtoi presdenti rus.

Ishte presidenti francez Emmanuel Macron, ai që hodhi të hënën idenë e dërgimit të trupave perëndimore për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e pushtimit në shkallë të plotë të Putinit. Pas deklaratës së tij i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kremlinit, i cili paralajmëroi për pasoja. Idea e Macronit u rrëzua gjithashtu nga aleatët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Në fjalën e tij, Putin tha se forcat ruse kanë marrë iniciativën në fushën e betejës dhe janë duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme. Në fillim të këtij muaji, trupat e Kremlinit pushtuan qytetin lindor Avdiivka pas një beteje të gjatë dhe të përgjakshme.

"Ne do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën, për të çrrënjosur nazizmin, për të zgjidhur të gjitha detyrat e operacionit të posaçëm ushtarak, për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë," tha ai.

Putin shtoi se pushtimi mbështetet nga "shumica absolute" e qytetarëve rusë dhe tha se mbështetja u dëshmua më së miri nga njerëzit që punonin me turne të trefishta për të ndihmuar në sigurimin e municioneve dhe ndihmës për forcat e Moskës.

Lideri rus gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet e fundit nga Uashingtoni DC, "se Rusia po planifikonte të vendoste armë bërthamore në hapësirë". Por ai tha se "shkencëtarët dhe armëbërësit" rusë po punojnë në një grup të ri "sistemesh të avancuara të armëve"./ Përgatiti A.Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH