Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në bord, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Ahmedabad-it, të enjten.
Të gjithë personat, përveç njërit prej pasagjerëve në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, vdiqën kur ai u rrëzua në një zonë banimi menjëherë pas ngritjes të enjten.
I mbijetuari i vetëm, shtetasi britanik Vishwashkumar Ramesh, i cili ishte ulur në vendin 11A, po shërohet në spital, ndërsa vëllai i tij thotë se "nuk ka idenë se si mbijetoi". Në fluturim kishte 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë shtetas portugezë dhe një kanadez, thotë Air India.
Familjet kanë dhënë mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.
Ndërkohë, kërkimet për kutinë e zezë vazhdojnë, ndërsa familjet e pikëlluara të rrëzimit të Air India presin përgjigje.
Ndërkaq, video të shumta kanë qarkulluar në rrjet që tregojnë momentin e ngritjes dhe më pas rrëzimin në pak minuta të avionit mbi godinë.
#BREAKING - New video from surveillance cameras shows the entire flight of #AI171, including the takeoff roll. #Ahmedabad #AirIndia #AirIndiaCrash pic.twitter.com/eNtXt00uDh
— PoliticalPilot (@PilotPoli) June 12, 2025