Globi

PAMJE TË RËNDA/ Tragjedi në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring nga goditjet e marra

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË RËNDA/ Tragjedi në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një boksier ka humbur jetën në ring për shkak të goditjeve të marra. 

Sherifdin Laval nuk ka mundur t’i bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring.

Laval ishte ndër boksierët e parë që kishte për t’u ndeshur në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte i planifikuar edhe ndeshja e boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.

Për shkak të kësaj tragjedie është ndërprerë i gjithë eventi i boksit. Laval po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë, duke humbur jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH