Globi

"O hajdutë, lahuni dhe rruhuni në shtëpinë tuaj", muzikantit i përmbysin banesën dhe i grabitin sende me vlerë

Shkruar nga Liberale

"O hajdutë, lahuni dhe rruhuni në shtëpinë tuaj",

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi. Këngëtari grek i cili u kthye në shtëpi iu desh të përballej me pamjen e shkatërruar të banesës së tij në Petralone.

Kjo pasi disa hajdutë ishin futur në banesën e tij, ku përveç “gërmimit” në çdo sirtar, kishin bërë dhe dush. Ata janë larguar duke lënë pas rrëmujën e bërë në banesën e tij.

Ka qenë vetë muzikanti i cili ka publikuar pamjet shkatërruese të shtëpisë së tij.

“Ju hajdutët rruheni dhe laheni në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok. Sipas postimit të tij në rrjetet sociale hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH