Globi

Nxënësi i gjimnazit dhunon mësuesen, VIDEO shokuese

Shkruar nga Liberale

Nxënësi i gjimnazit dhunon mësuesen, VIDEO shokuese

Një mësuese gjimnazi në SHBA është hedhur përtokë nga një nxënës ndërkohë që po mundohej të ndalte një sherr në klasë.

Videoja shokuese e ngjarjes së ndodhur në El Paso të Teksasit tregon mësuesen që mundohet të hyjë mes dy nxënësve që po godasin me grushte njëri-tjetrin.

Papritur, njëri nga djemtë e kap mësuesen dhe e hedh në tokë. Pas kësaj, ai vijon sherrin me shokun e klasës.

Vetëm ndërhyrja e mësuesve të tjerë qetësoi situatën. Drejtoria e shkollës njoftoi se janë marrë masa ndaj nxënësve që u përfshinë në sherr.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH