Një nga sipërmarrësit dhe drejtorët e lartë të kompanisë Audi është rrëzuar për vdekje gjatë një ekskursioni në malet e kufirit italo-zviceran.
62 vjeçari Fabrizio Longo, shefi operacioneve të grupit Audi për Italinë, ishte duke u ngjitur në majën 3000 metra të lartë Cima Payer në malet Adamello në veri të Italisë, kur ra papritur çka i shkaktoi vdekjen.
Ngjarja u pikas nga një tjetër alpinist dhe grupet e shpëtimit shkuan me shpejtësi drejt vendit të aksidentit, por viktima u shpall i vdekur në vendngjarje.
Një helikopter transportoi trupin e Longo në spitalin e Carisolo. Një hetim ka nisur mbi vdekjen e tij dhe data e funeralit pritet të njoftohet pasi trupi t’i jepet familjarëve.
Shkaqet e rrëzimit e të vdekjes mbeten të paditura.
Longo kishte lindur në Rimini në 1962 dhe nisi karrierën me prodhuesit e makinave Fiat në 1987. Ai punoi në marketing para se të drejtonte degën e automobilëve Lancia në 2002, shkruajne mediat.