Një kandidat për kryetar Bashkie dhe pesë persona të tjerë janë qëlluar me armë zjarri, kur persona të armatosur hapën zjarr në një tubim të fushatës në shtetin jugor të Meksikës, Chiapas.
Prokurorët e shtetit thanë se një vajzë e re ishte në mesin e gjashtë personave të vrarë nga të shtënat me armë të enjten vonë, së bashku me kandidatin për kryetar bashkie Lucero López Maza.
Dy të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.
“Një konfrontim shpërtheu midis civilëve të armatosur gjatë një aktiviteti të fushatës politike,” thanë prokurorët në një deklaratë.
Të shtënat masive ndodhën në një udhëkryq në qytetin rural të La Concordia, Chiapas, rreth 80 milje (125 km) nga kufiri me Guatemalën.
Zona pranë kufirit të Guatemalës është një rrugë kryesore kontrabande për drogën dhe migrantët dhe dy kartelet kryesore të drogës në Meksikë kanë luftuar për kontrollin e rajonit.