Globi

Në moshën 16-vjeçare vret shokun e fëmijërisë: Veprova me urdhër të shefit!

Shkruar nga Liberale

Në moshën 16-vjeçare vret shokun e fëmijërisë:

Një urdhër "vdekjeprurës" mbërriti nga qarqet e botës së krimit dhe u ekzekutua pa mëshirë. Kështu, një gjashtëmbëdhjetë vjeçar qëlloi dhe vrau një djalë pak më të madh se ai, Gennaro Ramondino, miku i tij njëzet vjeçar i fëmijërisë.
Më pas së bashku me bashkëpunëtorët e tij e dogji trupin në një fshat.

Gjithçka sepse kështu e kërkoi Camorra: “Nuk doja ta bëja, por më urdhëruan të rriturit”, - tha i riu.

Vrasja daton në gushtin e kaluar dhe ndodhi në një bodrum në lagjen Pianura, në periferi perëndimore të qytetit.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, vrasësi ka vepruar me urdhër të klanit Camorra në zonë. Motivi i vrasjes do të lidhej me "çështjet e biznesit" që lidhen me tregtimin e drogës.
Viktima në fakt do të ishte vrarë pikërisht sepse sipas bosëve kishte për qëllim të menaxhonte një trafik të “pavarur” droge në zonë.

Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH