Një nënë 37 vjeçe lindi foshnjën në makinë, teksa po shkonte në spital.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 prillit në qytetin e Volos të vendit fqinj, Greqi.
Mediet lokale raportojnë se 37-vjeçarja me të ndjerë dhimbjet e lindjes, u nis menjëherë për në maternitet, nën shoqërinë e bashkëshortit.
E mesa duket bebi nuk priti e për rrjedhojë 37-vjeçarja e lindi në makinë. Pas lindjes së bebit, prindërit e foshnjës shkuan në maternitet, ku u pritën nga mjeku dhe infermieret dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
“I përulem gruas sime, e cila pa panik lindi fëmijën tonë, teksa makina ishte lëvizje. Gruaja ime lindi një vajzë të bukur. Jeta është e bukur”, mësohet të ketë thënë bashkëshorti i 37-vjeçares.