Globi

Misioni i “Odysseus” në hënë do të ndërpritet pas uljes së gabuar

Shkruar nga Liberale

Misioni i “Odysseus” në hënë do të

Anija kozmike Odysseus e kompanisë private amerikane do të ndalojë funksionimin.  Intuitive Machines njoftoi se misioni do te ndërpritet pasi anija nuk u ul në anën e duhur kur zbarkoi në polin jugor të hënës.

Në vend që të zbriste vertikalisht, anija kozmike u “rrezua” duke rënë anash. Kompania me bazë në Houston njoftoi se do të mbledhin sa më shumë të dhëna derisa rrezet e diellit nuk do të shkëlqejnë më në panelet diellore.

Anija kozmike ka dërguar imazhet e para të pjesës më jugore të Hënës, ku asnjë mjet tjetër nuk është ulur ndonjëherë. Landeri, i quajtur Odysseus, është anija e parë kozmike amerikane që u ul në Hënë në më shumë se 50 vjet.

Sipas NASA-s, landeri përfundoi në një krater të vogël, të degraduar me një pjerrësi 12 gradë.  Kjo është shkalla më e afërt që një anije kozmike ka ardhur ndonjëherë në polin jugor, një zonë me interes për shkak të dyshimeve që në atë pjesë ka ujë të ngrirë.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë pajisje eksperimentale të NASA-s. Agjencia hapësinore ka paguar kompaninë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për rikthimi i astronautëve në hënë, pas disa vitesh.

Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH