Globi

"Çmendet" shqiptari, nuk pranonte ndarjen nga ish- e fejuara, dhunon keq vajzën, përleshet dhe me policët

Shkruar nga Liberale
"Çmendet" shqiptari, nuk pranonte ndarjen nga ish- e fejuara,

Një shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish-të fejuarën e tij pasi donte të hakmerrej për ndarjen.

Kjo sipas medieve italiane ka ndodhur në Lucca, Itali e ndërsa burimet policore njoftojnë se 20-vjeçari e ka goditur me shuplakë, veprim i cili është ndaluar nga kushëriri i tij teksa u vendos në mes të të dyve dhe duke i dhënë mundësinë kështu vajzës që të arratisej.

Konflikti nisi kur e dhunuara shkoi në shtëpinë e tij me qëllimin thyerjen e sendeve pas përfundimit të lidhjes së saj. Ish e fejuara tentoi të fshihej në makinën e kushëririt, por më pas është gjetur nga dhunuesi duke goditur xhamin e pasmë.

Vajza kishte telefonuar shërbimet e policisë për t'u kërkuar ndihmë dhe pas arritjes së karabinierëve, nga zemërimi i riu ka goditur dhe policët, por pas përleshjes arritën ta arrestonin shtetasin shqiptar.

Gjyqtari italian ka vendosur për të si masë sigurimi detyrimin e paraqitjes në Policinë Gjyqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH