Gjykata greke ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 50 vjeçarin Eduard Danaj, i cili pak ditë më parë vrau me thikë ish-bashkëshorten, Enkelejda Danaj në Athinë.
Tashmë mbi Danajn rëndon akuza e vrasjes me dashje në gjendje të qetë dhe armëmbajtje pa leje.
Para gjykatës, mësohet se ai ka shfaqur pendesë, duke thënë se ka bërë gabim tyë madh.
“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes.
Kujtojmë se Enkelejda Danaj u masakrua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj, në prani të vajzës së tyre. Autori u arrestruaa pak pasi kreu krimin dhe fillimisht nuk shfaqi pendesë, duke thënë se e ndjera "po i hante paratë".