Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur zemërimin për sulmet e fundit të Izraelit në Rafah, ndërsa bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" për luftën e Gazës.
“Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për civilët palestinezë,” tha Macron përmes një deklatate në platformën X, shkruan France 24.
Ushtria izraelite tha se kishte vrarë shefin e shtabit të Hamasit dhe një zyrtar tjetër. Prokurori i lartë ushtarak i Izraelit, megjithatë, e ka quajtur sulmin “shumë të rëndë” dhe tha se kishin nisur hetimet.
Mes dënimeve nga udhëheqësit evropianë, të cilët kërkuan zbatimin e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ku i thotë Izraelit të ndalojë ofensivën e tij në Rafah, numri i të vdekurve nga sulmet e së dielës në kamp u rrit në 45, tha ministria e Shëndetësisë./ Përgatiti Liberale.al