Globi

Lirohet Julian Assange pas marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e fajësisë! Themeluesi i WikiLeaks u largua me avion privat nga Britania

Shkruar nga Liberale

Lirohet Julian Assange pas marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange është liruar nga burgu në Mbretërinë e Bashkuar dhe po udhëton në shtëpi në Australi pasi u deklarua fajtor për një akuzë të vetme për shkelje të ligjit të spiunazhit në Shtetet e Bashkuara.

Assange, 52 vjeç, do të deklarohet fajtor për një akuzë të komplotit për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare të SHBA, sipas një dosjeje në Gjykatën e Qarkut të SHBA për Ishujt Mariana Veriore.

Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar të hënën dhe u dërgua në aeroport ku fluturoi jashtë vendit. Assange do të paraqitet në një gjykatë në Saipan, një territor amerikan i Paqësorit në orën 9 të mëngjesit të së mërkurës (23:00 GMT të martën) ku ai do të dënohet me 62 muaj kohë të vuajtur tashmë, shkruan Reuters.

“Julian Assange është i lirë”, tha Wikileaks në një deklaratë të postuar në X.

“Ai u largua nga burgu i sigurisë maksimale të Belmarshit në mëngjesin e 24 qershorit, pasi kishte kaluar 1901 ditë atje. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Lartë në Londër dhe u lirua në aeroportin Stanstead gjatë pasdites, ku hipi në një aeroplan dhe u nis nga MB.

Një video e postuar në X nga Wikileaks tregonte Assange të veshur me një këmishë blu dhe xhinse duke nënshkruar një dokument përpara se të hipte në një avion privat.

Ai do të kthehet në Australi pas seancës, thuhet në deklaratën e Wikileaks, duke iu referuar seancës në Saipan.

Problemet ligjore të Julian Assangit filluan në vitin 2010, kur ai u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të bëra nga dy gra. Në vitin 2012 ai shkeli rregullat e lirimit me kusht duke mos u paraqitur në gjykatë, e cila kishte vendosur të lejonte ekstradimin e tij në Suedi, dhe kërkoi strehë brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër, ku autoritetet britanike nuk kishin autoritet të ndërhynin. Ai qëndroi atje për 7 vjet për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh. Që nga 2019 ai ndodhej në këtë burg të sigurisë së lartë dhe për thuajse 5 vjet ka luftuar për të kundërshtuar ekstradimin në Shtetet e bashkuara.

Gajtë periudhës së burgosjes në Belmarsh zoti Assange u martua me partneren e tij Stella me të cilën bëri dy fëmijë ndërsa qëndronte i izoluar në ambasadën ekuadoriane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH