Globi

Lavrov zbulon planin e PUSHTIMIT RUS: Putin po synon Kharkivin!

Shkruar nga Liberale

Lavrov zbulon planin e PUSHTIMIT RUS: Putin po synon Kharkivin!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë qytetin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës, duke e bërë atë zyrtarin e parë të lartë të Kremlinit që e shpalos një plan të tillë.

Në një interviste me propagandistë shtetëror rus, Lavrov tha se qyteti i dytë më i madh ukrainas “ka një rol të rëndësishëm” dhe është në planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të krijuar një “zonë sanitare”.

Këtë e ka bërë të qartë edhe Moska e cila beson se mënyra e vetme për të mbrojtur territorin rus është përmes krijimit të një zone “tampon”.

“Në sfondin e sulmeve me dronë dhe granatimeve të territorit tonë, objekteve publike, ndërtesave të banimit, duhet të merren masa për t’i siguruar këto territore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH