Globi

Kreu i OKB mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Barazia gjinore, 300 vite larg!

Shkruar nga Liberale

Kreu i OKB mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gruas:

“Përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket para syve tanë”. Ka qenë kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 

Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres u shpreh se barazia gjinore është “300 vjet larg” sipas vlerësimeve më të fundit nga UN Woman, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Guterres përmendi numrin e lartë të vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen se shkojnë në shkollë, si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore “po bëhet gjithnjë e më e largët”.

“Të drejtat e grave po kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën,” tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke përfshirë Afganistanin, ku tha se gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH