Globi

Kishte kthyer shtëpinë në "fole" prostitucioni, çfarë thonë fqinjët e tutores shqiptare në Greqi, "Lorela" nënë e një djali

Shkruar nga Liberale

Kishte kthyer shtëpinë në "fole" prostitucioni,

Detaje të reja zbulohen nga rrjeti i prostitucionit në Greqi, ku kishin rënë pre vajza të mitura. 31-vjeçarja shqiptare e quajtur “Lorela”, e cila kishte rolin kyç në rrjet, në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente klientë duke marrë një përqindje të shumës së përfituar.

Shqiptarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vizitohej nga vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

“Lorela” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “klientë” të mitur të shfrytëzuar nga rrjeti.

Fqinjët kanë pohuar se e reja sillte shpesh herë vajza  të mitura në shtëpinë e saj, të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

“Vajza ka një djalë, e kam parë që e ka sjellë këtu, e sjell dhe ia çon mamit, ku është mami nuk e di… Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di ne cfare moshe kanë qenë gjithsesi ishin të vogla, patjetër nën 18. Kisha pare dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin thotë”,  tha një banore e Colonos teksa tregon se ne apartamentin e katit të dytë së bashku me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për një rast droge.

“Këtu jetonte edhe partneri i saj. Por ai u kap për drogë 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në TV dhe u habita”, tregon më tej fqinja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH