Globi

"Kisha për të larë 24 mijë paund borxhe", dënohet me 15 muaj burg  shqiptari në Britani, policia i gjeti mbi 140 mijë £ në banesë 

Shkruar nga Liberale
"Kisha për të larë 24 mijë paund borxhe",

 

Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi iu gjetën 140,300 £ në kartëmonedha, në një shtëpi e cila më parë dyshohej se kishte funksionuar si "shtëpi bari."

Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Kabali, një emigrant i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u kap në flagrancë në një shtëpi në Linton Crescent, Alëoodley.

Me sjelljen e tim të dyshimtë, i riu bëri që policia të kryente kontrolle në shtëpinë ku jetonte, pasi nuk kishte zbatuar urdhrin e oficerëve për të hapur derën, gjë që bëri që ata të dyshonin se ai po përpiqej të fshihte diçka.

Shuma e parave u gjet në një dollap në hapësirën e papafingos.

Në dëshminë e tij para autoriteteve britanike, 20-vjeçari pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 pound dhe deri tani kishte arritur të paguante vetëm 4,000 £.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
    52%
  • Jo!
    48%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH