Globi

Joe Biden publikon VIDEON e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë: Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë!

Shkruar nga Liberale

Joe Biden publikon VIDEON e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë:

Teksa e ndajnë dhe pak orë nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Joe Bide, ka publikuar në rrjetet sociale një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij në Zyrën Ovale.

Përmes profilit të tij personal në platformën “X” , Biden shkroi se për të Shtëpia e Popullit ka qenë gjithmonë për t’i mirëpritur të gjithë.

“Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale më gjerë se kurrë gjatë katër viteve të fundit”, ka shkruar Joe Biden krahas videos.

Në video dallohen shumë personalitete të shquara, të rinj, personazhe të sportit, muzikës, si Mariah Carey, Bono, Billie Eilish dhe të tjerë.

Kujtojmë se inaugurimi i Donald Trump do të mbahet në orën 19:00 në Capitol.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH