Ministria e Mbrojtjes turke njoftoi se kishte goditur "tridhjetë e dy objektiva" të terroristëve dhe aleatëve të saj në Irakun verior dhe Siri, pas sulmit me pesë viktima në Ankara.
“Siç lejohet nga e drejta jonë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri (…) dhe gjithsej 32 objektiva terroristë u shkatërruan me sukses”, tha ministria turke në një deklaratë.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya tha dje se autorët e sulmit në kryeqytetin turk ka shumë gjasa të kenë qenë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Sipas autoriteteve, pesë viktimat ishin katër punëtorë të industrisë turke të mbrojtjes TUSAS dhe një shofer taksie. Ndërsa autorët ishin dy burra dhe një grua.
Sulmi ndodhi ditën e djeshme, 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara. Të paktën 5 pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur. Lajmin e sulmit e njoftoi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya të cilin e konsideroi një sulm terrorist.