Globi

Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët falin sot namazin e Fitër Bajramit

Shkruar nga Liberale
Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët falin sot namazin e

Pas plot 102 vitesh, sot në Selanik është hapur për herë të parë Xhamia Yeni (Geni Tzami ose Xhamia e Re) për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti.

Ky monument historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit imami që kryen namazin është zgjedhur nga shteti grek. Ai është egjiptiani Taha Abdelgalil i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë në Athinë.

Mëngjesin e sotëm ka nisur Namazi i parë në Xhaminë Yeni, në orën 7.30 dhe është mbajtur në gjuhën arabe, ndërsa hytbeja në arabisht dhe greqisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH