Globi

Grupi i Hamasit propozon plan armëpushimi me 3 faza

Shkruar nga Liberale

Grupi i Hamasit propozon plan armëpushimi me 3 faza

Grupi i Hamasit ka propozuar një plan armëpushimi me tre faza në përgjigje të ndërmjetësuesve të Katarit dhe Egjiptit. Grupi tha se plani përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë.

Gjithashtu përfshinte rindërtimin e Gazës, ku ndër të tjera do të siguronte tërheqjen e plotë të forcave izraelite, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.

Ditën e djeshme, grupi militant palestinez konfirmoi  Hamasi i ishte përgjigjur një propozimi kornizë për një armëpushim të ri në Gaza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH