Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin Como, Itali, ku një turist britanik, 22-vjeç, ka humbur jetën përpara të dashurës së tij 19-vjeçare, pas një incidenti të papritur në ujërat e këtij liqeni. Como njihet si një destinacioni i preferuar turistik.
Sam Rigby nga Liverpooli, së bashku me Olivia Greenhall, po kalonin një pushim romantik në liqenin Como dhe kishin marrë me qira një varkë për të eksploruar ujërat e tij të qetë.
Por situata u bë e rrezikshme për shkak të erërave të forta që shpërthejnë papritur, duke e larguar varkën e tyre në rrjedhat e ujit.
Ndërsa çifti kërkonte për ndihmë, Olivia u shpëtua nga një varkë që kalonte rastësisht dhe e solli atë përsëri në breg.
Mirëpo për Sam, pavarësisht përpjekjeve të shumta kërkimore, fatkeqësisht rezultoi e pamundur të gjendet në kohë.