Pak orë pas alarmit, zbardhet identiteti i 19-vjeçarit, i cili me ndihmën e një 17-vjeçari kishte planifikuar një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Bëhet fjalë për Beran A., i lindur dhe rritur në zonën e Ternitz.
Është publikuar gjithashtu një foto e 19-vjeçarit, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur dy thika të mëdha.
Sipas autoriteteve austriake, 19 vjeçari dhe 17 vjeçari u arrestuan pasi planifikonin të përdornin thika ose eksplozivë për të vrarë sa më shumë njerëz.
Në pyetje është marrë edhe një 15 vjeçar, i cili kishte qenë në kontakt me ta. Sipas policisë, të dyshuarit ndërmorën “veprime specifike përgatitore” për të kryer sulmin. Hetuesit zbuluan një rezervë kimikatesh, pajisje shpërthyese dhe detonatorë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, një simpatizant 19-vjeçar i ISIS-it, i cili ishte radikalizuar në internet, sipas autoriteteve.
I riu, i cili u arrestua të mërkurën në mëngjes në qytetin lindor të Ternitz – planifikoi të vriste veten dhe “një numër të madh njerëzish”, sipas kreut të agjencisë vendase të inteligjencës, Omar Haijaëi-Pirchner. “Ai tha se kishte ndërmend të kryente një sulm duke përdorur eksplozivë dhe thika”, u tha Haijaëi-Pirchner gazetarëve në Vjenë të enjten. “Qëllimi i tij ishte të vriste veten dhe një numër të madh njerëzish gjatë koncertit, sot ose nesër”.